Një ndër futbollistët më të mirë të Fiorentinës ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Napolit dhe Real Madridit, Hoze Kalehon.
Një gjë të tillë kanë konfirmuar edhe nga klubi vjollcë, përmes faqes së tyre zyrtare.
“Klubi i Fiorentinës komunikon se në testet e kryera të COVID-19, është gjetur një rast pozitiviteti. Bëhet fjalë për Hoze Kalehon, i cili është asimptomatik dhe është vetë-izoluar. I gjithë klubi i Fiorentinës do të izolohen për disa orë, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e protokollit të higjienës sanitare”.
Kkalehon këtë edicion me fanellën e Fiorentinës ka luajtur në vetëm 3 ndeshje kampionale, ndërsa një paraqitje ka bërë edhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës.