Federata e Futbollit e Kosovës mori vendim për t’i shtyrë ndeshjet e xhiros së 12-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, pasi që disa nga qytetet kryesore të vendit janë futur në karantinë për shkak të shtimit të rasteve me “COVID-19”, raporton Gazetasheshi.com.
Ndeshjet e uikendit u shtynë për në mesjavë, mirëpo një takim nuk do të zhvillohet as në javën e ardhshme.
Fjala është për takimin ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, i cili nuk do të zhvillohet në mesjavë, pasi që disa futbollistë të këtyre ekipeve janë të angazhuar te Kosova U21.
Madje, futbollisti i Ballkanit, Mirlind Daku është i ftuar në ndeshjet e ekipit A të Kosovës.
Për datën e kësaj ndeshje organet kompente do të vendosin më vonë.