Një ndër talentët e Renovës, Festim Ebibi, për faqen zyrtare të klubit nga Xhepçishti ka folur për ndeshjen derbi kundër Shkëndijës së Tetovës, njofton “infOSport.mk”. Edhe përkundër kualiteteve që posedon Shkëndija, Ebibi thotë se edhe Renova ka planet e saja për këtë takim, ku synohet tre pikëshi.
“Jemi përgatitur maksimalisht në gjitha aspektet, e dimë se çfarë kualiteti ka ekipi i Shkëndijës, por edhe ne si ekip kemi planet dhe synimet tona dhe besoj që në ndeshjen e nesërme tu gëzohemi tre pikëve” – tha Festim Ebibi, i cili këtë edicion ka luajtur në vetëm dy ndeshje, edhe atë nga një pjesë në ndeshjet përballë Akademia Pandev (2:0) dhe FC Shkupit (3:4).