Arbitra kërçovarë në “El Clasicon” tetovare

Java e 11-të në elitën e futbollit vendor sjellë me vete derbi ndeshjen midis dy skuadrave shqiptare nga Tetova, Renovës dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Këto ndeshje çdoherë kanë zgjuar shumë interesim në mesin e tifozëve shqiptarë, në veçanti atyre tetovar, pasi pavarësisht që ekipi “kuqezi” gjithnjë ka pasur rolin e favoritit, rezultatet kanë ditur të dalin edhe më ndryshe.

Besimin për të drejtuar këtë ndeshje e ka marrë katërshja e arbitrëve nga Kërçova, me në krye Aleksandar Grujoski, të cilit do ti ndihmojnë edhe Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski, derisa arbitër i katërt do të jetë Marjan Stojanovski.

Ndeshja Renova – Shkëndija në Tetovë në program është të shtunën (07 nëntor) me fillim në ora 13:30.

Leave a Reply