Konte në telashe, edhe ndaj Atalantas pa sulmuesin kryesor!

nteri pas disfatës ndaj Realit të Madridit të martën në Ligën e Kampionëve, të dielën në “Serie A” do të ketë sërish një transfertë të vështirë, kësaj rradhe ndaj Atalantas së Gasperinit.

Me shumë gjasa edhe në këtë ndeshje trajneri Antonio Konte do të duhet të bëjë formacionin pa sulmuesin Romelo Lukaku.

Me pauzën e kombëtareve, në “shtëpinë” zikaltër nuk kanë ndërmend të humbasin kohën sepse me mos aktivizimin në Bergamo të Lukakut do të kursenin dhe grumbullimin me Kombëtaren belge.

Administratori i Deleguar i Interit, Bepe Marota ka kërkuar shumë mbrojtje për lojtarët zikaltër, në një moment vërtet delikat midis rrezikut të koronavirusit dhe dëmtimeve për shkak të shumë angazhimeve.

Bomberi belg është thelbësor për teknikun Konte, por sezoni është tepër i gjatë dhe me problemet muskulore nuk bëhet shaka. Mungesa e sulmuesit “gjigand” ndaj Atalantës do të jetë e rëndë për Interin, por edhe kombëtaren belge, pasi i njëjti nuk do të mund të ndihmojë belgët në miqësoren ndaj Zvicrës, dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës dhe Anglisë.

Si zëvendësues i Lukaku te Interi, shihet Aleksis Sançez, i cili është rikuperuar plotësisht duke patur minuta për të edhe në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër

‘ Real Madrid.

 

Leave a Reply