Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 12 nëntor do të zhvillojë ndeshjen e para fundit në kuadër të grupit 6 eliminatorë, e vlefshme për Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i ekipit të Bllagoja Milevskit do të jetë Izraeli,ndeshje kjo që do të zhvillohet në Netanja. Drejt tokës izraelite shpresat e futbollit vendas do të udhëtojnë me linjë çarter. Një gjë të tillë vendosi Federata e Futbollit të Maqedonisë, me në krye Muhamed Sejdinin, kjo me të vetmin qëllim që mos të ketë komplikime, kur dihet se linjat drejtë këtij destinacioni janë shumë të komplikuara, sidomos në këtë kohë pandemie.
Kujtojmë kjo është ndeshja e parë që shpresat e vendit do ta zhvillojnë gjatë nëntorit, ndërsa me 17 nëntor në Shkup do të mirëpresin Malin e Zi, transmeton “infOSport.mk”.
Pas 8 xhirove të para në grupin 6, Maqedonia e Veriut me 14 pikë renditet në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes Izraelin me 12 pikë. Pikërisht ndeshja ndaj izraelitëve mund të vendos, nëse përfaqësuesja U21 e vendit do të përfundojë në pozitën e dytë dhe të sigurojë një vend për në ndeshjet e balotazhit, përmes të cilave mund të shpresojë kualilfikimin për në Europianin e vitit të ardhshëm, edhe atë për herë të dytë në histori.