Ekipi i Serie A njofton për 3 raste të reja me “Covid 19”

“Covid 19” nuk ka të ndalur. Është klubi italian i Sassuolos që ka njoftuar për 3 raste të reja, që të gjithë futbollistë. Bëhet fjalë për Djuriçiç, Rici dhe Haraslin. Të tre janë të izoluar, duke shmangaur kështu kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës.

Ekzistonte frika edhe për Toljan, por ai ka rezultuar negativ. Skuadra ka filluar të hënën stërvitjen e zakonshme, me futbollsitët në fjalë që ishin pjesë e grupit.

Ky lajm përveç që nuk është i mirë për ekipin e Sassuolos, nuk është i mirë as për vetë “Serie A”.

Koronavirusi vijon të kaplojë Italinë, me shifrat që sa vijnë e shtohen.

Leave a Reply