Reali i Madridit sonte mundi Interin me shifrat 3:2 në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit “B” të Ligës së Kampionëve Europian, ndërsa në mesine autorëve të golave kishte vend edhe për mbrojtësin Serhio Ramos, njofton “infOSport.mk”.
Spanjolli në këtë mënyrë arriti në shifrën e 100 golave të shënuar me fanellën e Realit të Madridit. Interesant është fakti se edhe golin e tij të parë me fanellën e “mbretërve”, Serhio Ramos e kishte realizuar pikërisht në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, edhe atë para gati 15 viteve.
Golin e tij debutues me fanellën e Realit të Madridit, Serhio Ramos e kishte realizuar me 6 dhjetor të vitit 2015-të kundër Olimpijakosit grek. Edhe pse me golin e tij Reali kishte avansuar në Athinë, në fund kishte pësuar disfatë 2:1.
Ndërkohë sonte Reali arriti deri tek fitorja 3:2 përballë Interit, ku përveç Ramos në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Benzema dhe Rodrygo.
Për Serhio Ramos ishte ky goli i tretë sezonal dhe i pari në Ligën e Kampionëve këtë edicion, aty ku në 126 ndeshje numëron gjithsej 14 gola, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe Ramos konsiderohet si një ndër mbrojtësit më efikas në Botë, duke pasur parasysh se aftësitë e tij realizuese i njëjti i ka dëshmuar edhe me kombëtaren e Spanjës, për të cilën në 175 ndeshje ka realizuar 23 gola.