Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në një nga ligat amatore të Spanjës, aty ku një portier për pak çaste luajti rolin e heroit, por që më pas të shndërrohet në personin më tragjik të ndeshjes.
Fillimisht ky portier kur po zhvilloheshin minutat shtesë kishte dalë para zonës kundërshtare për të ndihmuar bashkëlojtarët për të gjetur golin. Një gjë të tillë ai bëri në mënyrë spektakolare, pasi me një goditje nga jashtë zonës arriti që të shënojë në rrjetën kundërshtare.
Ky gol solli shumë gëzim tek ekipi i tij, dhe kur mendohej se festa do ishte për ata me të kthyer në portë, i njëjti që pak më parë luante rolin e heroit, u shndërrua në njeriun më tragjik, pasi pësoi një gol nga gjysma e fushës.