Janë publikuar formacionet e supersfidës së sotme në Ligën e Kampionëve midis Real Madridit dhe Interit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në tokën spanjolle.
Te skuadra “madrilene”, Eden Hazard do të jetë titullar që nga minuta e parë, ndërsa në mesfushë trajneri Zidan i ka besuar Kasemiros, Krosit dhe Valverdes.
Në anën tjetër Konte sërish në fushë do të zbresë me formacionin 3-5-2, teksa mbrojtja përbëhet nga Bastoni, D’Ambrozio dhe De Vraj.
Në mesfushë, besimin e italianit kanë marrë Brozoviç, Barela dhe Vidal, ndërsa krahët do të mbulohen nga Eshli Jang dhe Ashraf Hakimi.
Reparti i sulmit “zikaltër” plotësohet me Lautaron dhe Ivan Perisiçin.
Të dyja skuadrat ndodhen në pozitë të vështirë për të kaluar grupet, teksa nuk kanë fituar asnjë nga dy ndeshjet e para në grupin “B” të Ligës së Kampioneve.
FORMACIONET ZYRTARE |
REAL MADRID: Kurtua, Vaskez, Ramos, Varan, Mendi, Kros, Kasemiro, Valverde, Asensio, Benzema, Hazard. Trajner: Zinedin Zidan. |
INTER: Handanoviç, Bastoni, De Vraj, D’Ambrozio, Vidal, Brozoviç, Barela, Jang, Hakimi, Perisiç, Lautaro. Trajner: Antonio Konte. |