Guardiola kërkon të ndërpritet futbolli në Angli

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka kërkuar ndërprerjen e Premierligës, me Britaninë që po përgatitet për të hyrë në izolimin e dytë ditën e enjte.

Kryeministri Boris Xhonson njoftoi kufizimet e reja prej Koronavirusit të shtunën, me shërbimet jo kryesore që do të mbyllen për një muaj.

Sporti elitar do të lejohet të vazhdojë, por përpara ndeshjes së Sitit me Olimpijakosin, Pep tha se nuk është dakord: “Është e vështirë. Unë e di që kryeministri po e merr vendimin sepse situata po përkeqësohet. Ndodhi në Spanjë, Gjermani dhe Francë. Kudo. Virusi është ende këtu. Ndoshta njerëzit po e thonë më fortë. Mendoj se bota e futbollit nuk mund të jetë një përjashtim për atë që po ndodh në shoqëri. Nuk është një shaka. Është serioze. Nëse kryeministri thotë qëndroni në shtëpi, duhet të qëndroni në shtëpi. Nëse thotë mos e bëni këtë, ne nuk e bëjmë. Është një pozicion që nuk më takon mua. Unë dua të jem i sigurt. Dua të kujdesem për veten, familjen, miqtë, për të gjithë Anglinë. Por sinqerisht nuk e di. Kemi një shans për t’iu afruar kualifikimit në Champions me një fitore ndaj Olimpiakosit për t’i lënë ata 6 pikë pas. Pas fitoreve kundër Portos dhe Marsejës, ky është objektivi ynë dhe do përpiqemi t’i mundim”.

 

Leave a Reply