Statovci: Llapi mund të dal në Europë, vetëm nëse Ballkanin dhe Dritën i kap virusi

Në Superligën e Kosovës deri me tani janë zhvilluar dhjetë xhiro. Nga dhjetë ndeshje skuadra nga Podujeva, Llapi gjendet në pozitën e parafundit me pesë pikë të tubuara, shkruan Gazetasheshi.com

Padyshim që takimi më i përfolur në këtë xhiro ka qenë në mes Llapit dhe Dritës, takim ky i zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku gjilanasit fituan 1:2 dhe llapjanët kishin ankesa në adresë të gjyqtarëve ishin të mëdha pasi pretendohej se vendimet e gjyqtarëve ndikuan direkt në rezultat.

Trajneri dhe analisti i njohur, Faruk Statovci e ka analizuar takimin më të përfolur të kësaj xhiro, Llapi vs Drita në emisionin “Kampionët” në Kanal10.

“Me respektin e madh që kam për Tahirin dhe familjen e tij çka po bëjnë për Llapin, por unë mendojë se ky nuk është dashur ta udhëheq klubin qysh nga fillimi i kampionatit. Ky është shumë i ngarkuar dhe sikur të më kishte dëgjuar mua ish dashur me dal si menaxher dhe të marrë një shtab teknik që ta udhëheq klubin. Unë e di që ky është i ngarkuar dhe kjo po e pengon. Gabim tjetër është kur e ka lejuar largimin e Lum Namanit. Pra ka lejuar të shkojnë disa lojtarë të mëdhenj dhe këtu ka gabuar. Sa i përket asaj se Llapi del në Evropë, Llapi mund të dal vetëm nëse Ballkanin e Dritën i kap virusi”, ka thënë Statovci.

Leave a Reply