Blerim Xhemaili gati të rikthehet në “Serie A”

Futbollisti Blerim Xhemaili, ka ndërprerë kontratën me klubin kinez, Shenzhen. Mesfushori me origjinë nga Tetova vendosi të mos vazhdojë bashkëpunimin me Shenzhen, aty ku kaloi gjatë afatit veror të kaluar.

Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës tani është i lirë dhe thuhet se preferon kalimin në “Seria A”.

Tani, disa nga skuadrat italiane kanë nisur kontaktin për ta bindur futbollistin për tu rikthyer në futbollin italian, aty ku së fundmi luante me skuadrën e Bolonjës.

Ndryshe 34-vjeçari në elitën e futbollit italian, gjithashtu kishet veshur edhe fanellën e Torinos, Parmës, Napolit dhe Xhenoas, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në Zvicër me Cyrihun, në Angli me Boltonin, në Turqi me Galatasarajin dhe në SHBA, me Montreal Impact.

Leave a Reply