Sot në futbollin elitar të Kosovës në program ishin dy ndeshje, me të cilat u mbyll java e dhjetë e IPKO Superligës së Kosovës, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja tërhoqën vëmendjen edhe tek neve, pasi në fushë zbritën dy skuadrat pretendente për titull, që udhëhiqen nga strateg shkupjan.
Drita e Ardian Nuhiut me përmbysje mundi Llapin në Podujevë, derisa Prishtina e Zekirja Ramadanit u mund nga Drenica minimalisht 1:0. Për skuadrën nga kryeqendra kosovare ishte kjo disfata e tretë, pas atyre ndaj Gjilanit dhe Ballkanit, me çka Prishtina tashmë renditet në pozitën e 6-të me vetëm 11 pikë.
Në anën tjetër Drita vazhdon të mbajë hapin me Ballkanin e vendit të parë. Falë fitores 2:1 ndaj Llapit të Tahir Batatinës, Drita e Ardian Nuhiut renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, 6 më pak se skuadra nga Suhareka, mirëpo duke potencuar se gjilanasit kanë edhe dy ndeshje më pak.
Ndryshe kampionët në fuqi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pas golit të Veliut për Llapin.
Në të dytën gjilanasit kthyen gjithçka, duke shënuar fillimisht me Ajzerajn në minutën e 57-të, që më pas autogoli i Ahmed Januzit ti dhurojë fitoren Dritës.