Lionel Messi nuk po kalon momente të mira te Barcelona, ndërsa këtë më së miri e përshkruan nervozizmi i tij në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Alavesh, në të cilën “katalunasit” nuk shkuan me shumë se një barazim 1:1.
Përveç barazimit vëmendje ka tërhequr edhe veprimi i Lionel Messit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. “Pleshti” në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.
Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.
I nervozuar në maksimum, Messi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.