Juventusi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, teksa në 5 xhirot e para ka grumbulluar 9-të pikë në ndeshjet e “Serie A”.
Pirlo nuk ka arritur ta implementojë filozofinë e tij te Juventusi. Italiani kishte paralajmëruar një Juventus shumë sulmues, por “Biankonerët” kanë shfaqur mjaftë dobësi në vijën e sulmit.
Prandaj Kristiano Ronaldo i ka vendosur ultimatum Anjellit për të qëndruar te Juventusi edhe për një tjetër sezon. Portugezi ka kërkuar transferimin e dyshes nga La Liga, Mikel Oyarzabal dhe Jules Kounde.
Oyarzabal do të ishte një përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit. 23-vjeçari ka shënuar katër gola këtë sezon me Real Sociedad, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.
Kounde nga ana tjetër shihet si një përforim ideal për vijën e mbrojtjes, pasiqë Bonuçi dhe Kiellini janë drejt përfundimit të karrierës së tyre.
21-vjeçari po shkëlqen te Sevilja dhe cilësohet si një mbrojtës me një të ardhme të ndritur.