Kroatët shpëtojnë Interin nga disfata përballë Parmës (VIDEO)

Interi ka regjistruar një barazim 2:2 në ndeshjen e javës së 6-të kundër Parmës në “Xhuzepe Meaca”, njofton “infOSport.mk”. Që të gjithë 4 golat u realizuan në pjesën e dytë, me Parmën që falë golave të sulmuesit Zhervinjo pas një ore lojë kishte avantazh prej 2:0.

Sekondi i 18-të i pjesës së dytë, asist fantastik i Hernanit dhe goditje fluturimthi e Zhervinjos, që përfundoi në rrjetën e Handanoviç.

“Zikaltrit” e Antonio Kontes ia dolën të reagonin shtatë minuta më vonë. Holandezi De Vrij dërgoi topin në rrjetë, por mbrojtësi i Interit ishte në pozicion të parregullt dhe goli u anulua. Miqtë nga “Enio Tardini” nuk u ndalën dhe gjetën edhe golin e dytë në minutën e 62-të, me autorë sërish Zhervinjon.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu shkëput bukur mbrojtjes vendase dhe mposhti sllovenin Handanoviç edhe për herë të dytë në këtë ndeshje.

Interi reagoi dhe shkurtoi rezultatin dy minuta më pas me anë të kroatit Brozoviç, ndërsa në minutat e fundit të takimit në skenë te “zikaltrit” doli edhe një kroat tjetër, Perishiç, i cili me kokë shënoi golin e barazimit.

Kujtojmë në ndeshjen e parë të javës së 6-të, Atalanta falë “dopietës” së Muriel si mysafir mundi Krotonen (1:2), për të cilën skuadër golin e vetëm e realizoi Simy. Që të 3 golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së parë.

Atalanta falë kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, vetëm një më pak se Milani i vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më pak, ndërkohë Interi me 11 pikë renditet në pozitën e 5-të.

 

Leave a Reply