Dita e shtunë nisi mbarë për skuadrat favorite, teksa pas Mançester Sitit, që mundi më herët Shefilld Junajtedin me rezultatin minimal 1:0, triumfoi edhe Çelzi i Frenk Lampard, që mundi skuadrën e fundit të tabelë, Bërnlin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Golin e vlefshëm 3 pikë për Mançester Sitin e Pep Guardiolas në transfertën ndaj Shefilld Junajted e realizoi mbrojtësi Uollker në minutën e 28-të.
Ndërkohë për Çelzin në transfertën ndaj Bërnlit realizuan Zijeç (26’) gjatë pjesës së parë dhe Zuma (63’) dhe Verner (70’) në pjesën e dytë.
Me këtë fitore Çelzi arriti në kuotën e 12 pikëve duke u renditur në pozitën e katërt, ndërkohë Siti me 11 pikë të tubuara mban pozitën e 8-të në renditje.
Me fillim në ora 18:30 do të zhvillohet edhe takimi i tretë i ditës së sotme, ku Liverpulli do të mirëpret Uest Hamin.