Milanezët kategorik, Donaruma mbetet te ne (VIDEO)

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marko Fasone, ka thënë se portieri Xhaluixhi Donaruma do të mbetet pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për kanalin televiziv të klubit, ai u shpreh se kryesia nuk ka ndërmend të ndahet me njërin prej talentëve më të mëdhenj, pasi do tentojnë që të bindin atë për të ndryshuar vendimin për të braktisur klubin milanez.

Vetëm ditë më parë 18-vjeçari Donaruma, i cili ka edhe një vit kontratë me “rossonerët”, tha se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën me Milanin.

Nëse portieri i talentuar italian nuk ndryshon mendje dhe nuk nënshkruan kontratë të re me “kuqezinjtë” nga Milano, ai verën e ardhshme mund të largohet nga Milani si transfer i lirë.

 

Leave a Reply