Fali Ramadani vjen me një tjetër transferim të bujshëm në karrierën e tij të suksesshme prej menaxheri. Tetovari ka mbyllur me sukses marrëveshjen me drejtuesit e Mançester Sitit për për transferimin e serbit, Filip Stevanoviç.
Megjithatë sulmuesi i krahut të majtë skuadrës së Pep Guardiolas do ti bashkohet vetëm në janar, kur të hapet merkato.
Official. Filip Stevanovic joins Manchester City from Partizan on a permanent deal. Final fee will be €8m with add ons. 🔵 #MCFC https://t.co/orWQSMany1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2020
18-vjeçari, pasi spikati me Partizanin e Beogradit dhe Serbinë U21, bën hapin e madh në karrierë, ku e pret një aventurë e re dhe normalisht më e vështirë, mes shumë yjeve te Mançester Siti.
Siti për shërbimet e Stevanoviç ka harxhuar 8 milion euro, ndërsa klubi serb mund të përfitojë edhe më shumë para në të ardhmen, përmes klauzolave të përfshira në marrëveshje nga menaxheri me origjinë nga Tetova, Fali Ramadani.