Arsenali e ka nisur mjaft mbarë aventurën në grupet e Liga Europa, teksa të enjten shënoi edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje, duke mundur ekipin irlandez të Dundalk FC me rezultatin 3:0.
Arteta në këtë ndeshje ju dha mundësinë edhe disa prej futbollistëve të rinj të skuadrës, që e shfrytëzuan rastin, ndërsa gjithashtu pas një kohe të gjatë luajti edhe futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari, Shkodran Mustafi, si dhe Granit Xhaka.
Autorë të golave për “topçinjtë” në këtë ndeshje dolën të jenë Eduard Nketias, Nikolas Pepe dhe Xhozef Uillok, me këtë të fundit i cili golin e shënuar e festoi duke bërë shqiponjën.
Ka mjfatuar kaq, që të aktivizohet Mustafi, i cili foton e bashkëlojtarit të tij duke bërë shqiponjën me duar e kishte postuar në storje në “Instagram”, duke i shkruar: “Vëlla nuk e dija që je shqiptar, hajde shqipe”.
Nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja e talentit anglez, i cili ka shpërndarë të njëjtin postim me të qeshura, duke postuar disa emoji me të qeshur.