Formacioni më i shtrenjtë i U21 në Serie A, në mesin e yjeve edhe Elmas dhe Kumbulla

“Transfermarkt” së fundmi ka zbuluar formacionin më të shtrenjtë të ‘Serie A’ për futbollistë deri në moshën 21-vjeç, ku bëjnë pjesë edhe shkupjani Elif Elmas, që mbron ngjyrat e Napolit dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, transmeton ‘infOSport.mk’.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar është vendosur në qëndër të prapavijës në një 11-she që ka një vlerë totale prej 468 milionë eurosh, ndërkohë Elif Elmas që ka një vlerë prej 18 milion euro është vendosur krahë për krahë me yllin e talentuar të Milanit, Sandro Tonali (32 mln euro) në mesfushë.

Më i shtrenjti i këtij formacioni është holandezi i Juventusit, Mathijs De Ligt, që vlerësohet në 70 milionë euro, i ndjekur nga portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma që ka një vlerë prej 60 milionë euro.

Pasojnë Hakimi dhe Osimhen me nga 50 milionë euro, Kulushevski, Zaniolo e Bastoni nga 45 milionë euro, Tonali 32, shoku i tij i skuadrës Leao 28 milionë euro, ndërsa Elif Elmas ka vlerën më të ulët prej 18 milionë eurove.

Marash Kumbulla ka bërë një fillim të shkëlqyer  me Romën këtë edicion, teksa ka arritur të realizojë dhe 2 gola në dy kompeticione të ndryshme. Fillimisht shënoi në ndeshjet në grupe të Liga Europa kundër zviceranëve të Jang Bojs, që më pas të shënojë edhe në kampionat në derbin e madh ndaj Milanit.

Në anën tjetër Elif Elmas për shkak infektimit me “Covid 19”, ka munguar në ndeshjet e para të Napolit, ndërsa djaloshi nga Shkupi presim që të shpërthejë me rikthimin e tij në fushën e blertë.

Leave a Reply