Mediat angleze kanë zbuluar përforcimin e parë të Mançester Junajtedit në merkaton e janarit. Sipas tyre drejtuesit e skuadrës nga “Olld Traford” janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Dayot Upamecanos, i cili aktualisht ëshët pjesë e skuadrës gjermane të Lajpcigut.
Upamecano ishte pranë transferimit te “Djajtë e Kuq” edhe verën e kaluar, por në fund operacioni nuk u materializua.
Drejtuesit e Junajtedit ende nuk kanë hequr dorë nga 22-vjeçari dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën në vlerë prej 42 milionë eurove në merkaton e janarit.
Mediat angleze, shkruajnë se Upamecano ka arritur marrëveshje personale me Junajtedin dhe tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.