Para një jave Kemar Rufe kishte shënuar një gol spektakolar nga një distancë e largët në ndeshjet e xhiros së parë të Liga Europa, derisa sonte një tjetër, ndoshta edhe më të mirë shënoi Zhordi Gomez i Omonia Nikozia.
Ish-mesfushori i dy skuadrave angleze, Uigan Atletik dhe Sanderland, edhe pse në moshë 35 vjeçare, po vazhdon të luaj në formë shumë të madhe, teksa një gjë të tillë dëshmoi edhe sonte në ndeshjen kundër PSV Ajndhoven, ku për fat të keq në fund skuadra e tij pësoi disfatë 2:1.
Be honest – who knew Wigan legend Jordi Gomez was still playing football? 👀
Here he is scoring the furthest ever goal in #EuropaLeague history for Omonia Nicosia tonight. 🚀#UEL pic.twitter.com/ydJ9wELtEs
— SportsBetting.com (@WeSportsBetting) October 29, 2020
Pas një goditje dënimi në favor të ekipit të tij, spanjolli duke parë që portieri i skuadrës holandeze kishte lëshuar portën, vendosi për të ekzekutuar në mënyrë të shpejtë goditjen e dënimit, edhe atë nga një distancë prej 56 metrash, duke realizuar një super gol, që do të konkurrojë edhe për golin e edicionit 2020/2021.
Ndryshe Gomez sonte ka thyer rekordin kur janë në pyetje golat e shënuar nga distanca. Goli i spanjollit është zyrtarisht me distancën më të gjatë në historinë e ndeshjeve të Liga Europa.
56 – The goal scored by Jordi Gómez for Omonia Nicosia against PSV was from a distance of 56 metres, the furthest distance ever for a goal scored in the UEFA Europa League, beating last week's record by Kemar Roofe (@RangersFC) Madness. pic.twitter.com/ga04xOn3qT
— OptaJohan (@OptaJohan) October 29, 2020