Kristiano Ronaldo mungoi mbrëmë në ndeshjen e Juventusit të tij ndaj Barcelonës, me ç’rats portugezi humbi mundësinë që të dueloj sërish me Lionel Messin, rivalin e përjetshëm, kur është në pyetje futbollisti më i mirë në Botë në mes kësaj dyshe.
Mungesën e Ronaldos, e shfrytëzoi Messi, që u regjistrua në listën e golashënuesve, duke ndihmuar Barcelonën për të triumfuar midis Torinos me shifrat 2:0.
Ndërkohë një betejë ka nisur edhe në rrjetet sociale mes dy klubeve gjigande.
Në postimin në faqen zyrtare në “Tëitter”, katalunasit i “provokuan” bardhezinjtë, duke iu referuar Mesit me GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave).
“Ne jemi të lumtur që keni qenë në gjendje të shihnim Mesin, më të madhin e të gjitha kohërave.”, shkruhej në postimin e Barcelonës. (GOAT, që do të thotë fjalë për fjalë “dhi”, por në të vërtetë është shkurtesa e “Greatest of All Time” (më i madhi i të gjitha kohërave).
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe kundërpërgjigja e Juventusit përmes Tëitter: “Ju ndoshta keni parë fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në Kamp Nou”.
Numërimi mbrapsht për ndeshjen e kthimit midis Barcelonës dhe Juventusit që në program ëstë me datë 8 dhjetor, si duket filluar që tani.