Mustafi në radarin e Milanit

Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër sa më të plotë për vazhdimësinë e sezonit.

Kuqezinjtë do të jenë të vëmendshëm në merkaton e ardhshme për të shfrytëzuar të gjitha rastet dhe mundësitë që do t’u jepen.

Duke iu referuar portalit “todofichajes.net”, objektivi i ri i Milanit për mbrojtjen është Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi me orgjinë shqiptare ka refuzuar në disa raste rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe më shumë gjasa do të kërkojë të largohet që në janar, pasi kontrata i skadon në verën e vitit 2021.

Duke pasur parasysh faktin që mund ta humbasë me parametër zero pas disa muajsh, në janar Arsenali mund ta lejojë futbollistin të largohet për një shifër prej rreth 6 milionë eurosh.

Leave a Reply