KHF Çair nuk njeh kundërshtarë, mundin Vardarin dhe futen në garë për titull

Vashat e KHF Çair kanë bërë mrrekullinë sonte, teksa në ndeshjen e javës së 10-të në elitën e hendbollit tek femrat mundën një ndër skuadrat favorite për titull, Vardarin, njofton “infOSport.mk”. 30:28 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Çair, aty ku çdo skuadër e ka të vështirë të marrë pikë, njëjtë sikurse i ndodhi edhe skuadrës së Vardarit, që pjesën e parë e kishte mbyllur me rezultatin 15:12.

Ishte kjo një ndër paraqitjet më të mira të skuadrës së trajnerit Basri Latifi, i cili edhe përkundër disavantazhit prej 3 golave që kishte skuadra e tij gjatë pjesës së parë, arriti që ti motivojë ata në të dytën, madje edhe pa hendbollisten kryesore, Marija Nikollovska, e cila në minutën e 10-të ishte ndëshkuar me të kuq.

“Vërtetë nuk kam fjalë për të përshkruar këtë fitore sonte, që mund të them se ishte më e ëmbëla e këtij edicioni, duke pasur parasysh se përballë kishim një skuadër si Vardari. Me këtë fitore mund të them lirisht se edhe KHF Çair tashmë futet në garë për titullin e kampionit” – tha enkas për “infOSport.mk”, kryetrajneri i KHF Çair, Basri Latifi.

Anastasija Nikollovska me 9 gola të shënuar ishte hendbollistja më efikase te skuadra e KHF Çair, te e cila skuadër me lojë të mirë u dalluan edhe Arlinda Dinarcia me 7 gola dhe Leonora Rahmani me 5 gola.

Për KHF Çair ishte kjo fitorja e 7-të sezonale në 9 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast kjo skuadër tashmë barazohet me Metalurgun në pozitën e tretë, që të dyja skuadrat me nga 21 pikë, ndërkohë Vardari mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë. Vendi i parë i takon skuadrës së Kumanovës, që ka grumbulluar 25 pikë.

 

Leave a Reply