Mbrëmë i shënoi Realit dy gola, sot e kërkon Liverpulli!

Skuadra kampione e Europës dhe Anglisë, Liverpulli, po planifikon të transferojë sulmuesin e Borusia Menhengladbah, Markus Thuram, raporton “Don Balon”.

“The Reds” po mendojnë për transferimin e 23 vjeçarit gjatë verës së ardhshme përkundër faktit që ai ka edhe 3 vite kontratë me skuadrën gjermane.

Markus, i cili është djali i ish futbollistit të njohur francez, Lilian Thuram, mbrëmjen e djeshme shënoi 2 gola kundër skuadrës së Real Madrid duke i siguruar një pikë skuadrës gjermane përballë 13 herë kampionëve të Europës.

 

Leave a Reply