Enis Bardhi hyn në historinë e futbollit të Maqedonisë, pasi shënon golin e parë për përfaqësuesen U21 në Kampionatin Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni.
Bardhi golin e shënoi në ndeshjen kundër Serbisë në minutën e 64-t nga penalltia, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1:1, pasi më herët për serbët kishte shënuar Gaçinoviç.
Kujtojmë që Bardhi kishte edhe disa raste më herët, duke tentuar golin nga disa gjuajtje te lira.
Ndeshja Maqedoni-Serbi u mbyll në fund me barazim 2:2.