Juventusi raportohet se po i pret testet e reja për “Covid-19” për të kuptuar nëse Kristiano Ronaldo do të ketë mundësi të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Ylli portugez ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Juventusit, ndërmjet kampionatit dhe garave europiane për shkak se ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”. Një vendim i ri në lidhje me këtë çështje pritet të merret me së largu nesër në mëngjes, derisa dëshira e Ronaldos është shumë e madhe për të luajtur sërish kundër Lionel Messit.
“Ai ishte me ne sot në mëngjes, por për të kuptuar më shumë duhet të presim rezultatet tjera të testit të cilat mendoj se do të publikohen sonte në mbrëmje.”, deklaroi trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.
Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.