Marash Kumbulla po kalon momentet e tij më të mira të karrierës. Edhe pse i ri në moshë, ai shumë shpejtë u shndërrua në një protagonistë te skuadra e Romës, që iu bashkua gjatë kësaj vere nga rradhët e Veronës.
Pasi i dha fitoren Romës të enjten e kaluar në Liga Europa, futbollisti 20-vjeçar i dha një pikë të vyer skuadrës “romake” në “San Siro” përballë Milanit, që në këtë mënyrë regjistroi barazimin e parë pas 4 fitoreve të njëpasnjëshme.
Edhe pse e pati të vështirë të përballej me sulmin elitar të “rossonerëve”, djaloshi kuqezi tregoi maturi, vendosmëri dhe përkushtim maksimal ndaj ekipit të Stefano Piolit, i cili mbetet akoma i pamposhtur prej 22 ndeshjesh radhazi.
Për paraqitjen e sotme në fushë ndaj liderit aktual të “Serie A”, Kumbulla u vlerësua nga “Sofa Score” me notën 7.2, ku rritja në vlerësim erdhi pas golit shpëtues për Romën në minutën e 84-të.
Megjithatë, ndaj Milanit, Kumbulla u paraqit në mënyrë dinjitoze. Ai kreu 4 spastrime të topit nga zona, fitoi 4 nga 5 duelet në fushë dhe 2 nga 4 në ajër. Nga ana tjetër, mbrotjësi shqiptar kreu 1 ndërhyrje të saktë ndaj rivalit, ndërsa realizoi saktë 84% të pasimeve.
Kumbulla u tregua i kujdesshëm në fushë ndaj kundërshtarit duke shkaktuar vetëm një faull.
Brenda pak ditëve, Marash Kumbulla është kthyer në figurën më të preferuar të “Ujkeshës Romake”.
Statistikat e Kumbullës sipas “Sofa Score”: