Fundjava sjellë ndeshjet e javës së 11-të, Rabotniçki – FC Shkupi luhet të shtunën

Fundjava sjellë ndeshjet e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, javë kjo që starton të shtunën me ndeshjen, Rabotniçki – FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Parku i Qytetit” do të ketë edhe një detyrë shumë të vështirë, pas asaj në Tetovë, ku megjithatë i’a arriti qëllimit, duke u kthyer me një pikë në Shkup.

Mbetet të shihet nëse trajneri Dostaniq do të gjejë reçetën e duhur kundër FC Shkupit, skuadër kjo që me Umit Karan në krye nuk njeh disfatë në 4 ndeshje me rradhë (përfshirë këtu edhe ndeshjen e Kupës kundër Kit Go).

NDESHJET TJERA – Pjesa tjetër e ndeshjeve në program janë të dielën (1 nëntor), kur në program do jenë edhe dy derbi lokal, ai i Tetovës midis Renovës dhe Shkëndijës, si dhe ai i Strumicës midis Akademia Pandevit dhe Bellasicës.

Struga Trim Lum që po luan mjaft mirë do të jetë nikoqir i Vardarit, Sileksi në Kratovë do të përballet me Makedonija GJ.P, ndërkohë në Veles, Boreci do të mirëpret Pelisterin.

Të gjitha ndeshjet e javës së 11-të, do të startojnë në ora 13:30.

LPFMV – Java 11

Rabotniçki 31.10 (13:30h) FC Shkupi
Renova 01.11 (13:30h) Shkëndija
Struga Trim Lum 01.11 (13:30h) Vardari
Sileksi 01.11 (13:30h) Makedonija GJ.P
Boreci 01.11 (13:30h) Pelisteri
Ak. Pandev 01.11 (13:30h) Bellasica

Leave a Reply