Renditja tabelare pas 10 xhirove të para në elitën e futbollit vendor në krye të saj sheh dy skuadrat shqiptare, Shkëndijën dhe FC Shkupin, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja këto skuadra kanë tubuar nga 22 pikë, me FC Shkupin që shfrytëzoi barazimin e djeshëm të Shkëndijës në shtëpi përballë Rabotniçkit.
Skuadra e Umit Karan shënoi fitore minimale 1:0 të shtunën, duke arritur që të barazohet me pikë me skuadrën tetovare, që tashmë dy ndeshje me rradhë nuk arrinë të fitojë në shtëpi.
Pas kësaj dyshe renditet Makedonija GJ.P, që dje mundi Akademia Pandevin në një regji të talentit shqiptarë, Arbi Vosha, ndërsa lartë figurojnë edhe Boreci dhe Struga Trim Lum, që me 16-të, gjegjësisht 15 pikë, renditen në pozitat 4 dhe 5.
Pas tyre me 14 pikë në pozitën e 6-të pason Sileksi, për të vijuar më pas 3 skuadra me nga 12 pikë, Rabotniçki, Pelisteri dhe Vardari.
Renova me 8 pikë mban pozitën e 10-të, ndërkohë në dy pozitat e fundit ndodhen dy skuadrat nga Strumica, Akademia Pandev (7 pikë) dhe Bellasica (2).