Kundërshtari i Shkëndijës së Tetovës në ciklin e parë eliminator të Liga Evropës, Daçia, e ka përforcuar ekipin me një ish futbollist të Mançester Junajtedit.
Bëhet fjalë për Amancio Hose Pinto Fortes, i cili vjen nga Angorra, i cili karrierën e tij në moshën e re ka kaluar te Mançester Junajtedi dhe Sporting Lisboni.
Përveç këtij përforcimi, Daçia në radhët e veta ka afruar edhe një sulmues nga Serbia, Stefan Drashkoviqin.