Edhe Hose Murinjo është përfshirë në akuzë për evazion fiskal. Është sërish prokuroria e Madrdit e cila ka ngirut akuzë për trajnerin portugez, për fshehje të tatimit në shumë prej 3 milionë eurove.
Akuza është bërë për vitet 2011-2012, në bazë të kontratës së punës që Murinjo ka firmosur me klubin e Realit të Madridit më 31 mars të 2010, ku gjatë kësaj periudhe ka fshehur paratë e fituar nga e drejta e imazhit.
Javëve të fundit, është duke u kryer hetim tatimor në Spanjë, ndërsa janë përfshirë edhe emra shumë të mëdhenj në botën e futbollit, në mesin etyre edhe Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.