Kampioni i Botës në peshat gjysmë të rënda në kategoritë IBO dhe ËBA, Haxhi Krasniqi sonte ka qenë mysafir në emisionin sportiv, “Arena Sportive” në RTK, ku ka folur edhe për vendin e tij të lindjes, Junikun.
Në pyetjen e gazetarit, se pse Juniku nuk ka klube të boksit, por ka nxjerrë dy boksierë të kalibrit evropian dhe botëror, Haxhi Krasniqi ka thënë se vendlindja e tij edhepse nuk ka klub të boksit, ka shumë asete tjera.
“Juniku njihet për veçoritë e jashtëzakonshme. Natyrën e bukur, ujin e Gjeravicës, njerëzit punëtor…Këto janë çelësi I suksesit edhepse atje nuk ka klub të boksit” – ka thënë Krasniqi, i cili nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të ketë edhe atje klub të boksit, derisa është shprehur i gatshëm të ju qëndrojë afër talentëve të rinj.