Gjilani shënon fitore historike ndaj Prishtinës së Ramadanit (VIDEO)

Gjilani ka shënuar një fitore historike sot përballë Prishtinës së Zekirja Ramadanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në elitën e futbollit të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e parë për Gjilanin në ndeshjet ndaj Prishtinës, ndaj së cilës skuadër për herë të fundit kishte triumfuar 26 nëntorin e vitit 2016-të.

Fiton Hajdari (14’) nga penaltia dhe Gerhard Progni (90+3’) ishin autorë të golave për Gjilanin, ndërsa vlen të theksohet se Prishtina në minutën e 65-të humbi një penalti me anë të Endrit Krasniqit.

Për Gjilanin ishte kjo fitorja e 3-të sezonale, me ç’rast kjo skuadër tashmë me 13 pikë renditet në pozitën e 3-të, ndërkohë Prishtina mbetet në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në pozitën e katërt.

 

Leave a Reply