Skuadra e Reggiana, pjesë e së cilës është edhe futbollisti shqiptarë, Arlind Ajeti, e ka pësuar rëndë, pasi thuajse i gjithë ekipi është infektuar me “Covid-19”. Numri i të prekurve ka ardhur në rritje, pasi ditën e sotme klubi italian ka njoftuar se pas tamponëve të kryer një ditë më parë, 11 pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë, duke bërë që numri total i të prekurve të shkojë në 27.
21 prej tyre janë futbollistë, kurse 6 të tjerë anëtarë të stafit teknik. Nuk kanë shpëtuar trajneri dhe zëvendëstrajneri, të cilët janë izoluar si të gjithë të tjerët dhe presin testin e radhës dhe përgjigjen negative të tij, për të nisur përgatitjet normalisht.