Sot starton sezoni i ri në elitën e futsalit vendor, Futsal Shkupi mbrojtjen e titullit e nis nga Likova

Sot edhe zyrtarisht starton sezoni i ri në elitën e futsallit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit mbrojtjen e titullit do ta nis nga Kumanova, më saktësisht nga Likova, aty ku do të përballet me ekipin e Karadakut. Trajneri i skuadrës shkupjane para kësaj përballje po has në probleme të shumta, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e plotë 5 lojtarëve, si  portieri Ivan Stojanovski, Ismet Ceka, Aleksandar Gligorov, Berat Jakupi dhe Erkan Shabani, ndërsa në pikëpyetje janë edhe treshja e parë, Erkan Seferi, Zoran Levevski dhe Rexhep Sulejmani.

Ndeshja Karadaku – Futsal Shkupi zhvillohet në Likovë me fillim në ora 14:00, ndërsa po sot ndeshjen e saj do ta zhvillojë edhe skuadra e dytë nga Komuna e Çairit, Juventus Serava. Ekipi “bardhezi” do të jetë mysafir i Cikos në Valandovë, ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Velesi do të mirëpret Zhelezarecin.

Ndeshja midis Kratovës dhe Mal Ajaksit është anuluar, për shkak rasteve me “Covid 19” tek të dyja skuadrat, ndërkohë të hënën debutimin e tyre në mesin e më të mirëve në futsallin vendor do të ketë edhe ekipi i Arben Bajramit që do të luaj si mysafir kundër Kegi Mobi.

Leave a Reply