Khabib Nurmagimedov mbrëmë mundi amerikanin Xhastin Gejxh, të cilin e detyroi që të dorëzohet që në raundin e dytë.
Pas këtij triumfi, kampioni absolut i MMA-së, njoftoi se kjo ishte lufta e tij e fundi dhe se do të tërhiqet nga ky sport, për shkak të babait të tij që vdiq muaj më parë, dhe se i njëjti një gjë të tillë i kishte premtuar edhe nënës së tij.
Ndërkohë është mësuar edhe shuma të cilën e ka fituar “luftëtari” nga Dagestani. Ai ka fituar plotë 3 milionë euro nga kjo përballje.
Edhe pse ende nuk janë publikuar shifrat e sakta nga vetë zyrtarët e UFC-s, mediat në botë shkruajnë se kjo ndeshje kap shifrën e 10 milionë eurove së bashku me të drejtat televizive.