Ajaksi ka regjistruar fitoren më të thellë në historinë e Eredevisie, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Amsterdami shënoi fitore 13:0 në transfertën kundër Venlo, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të në elitën e futbollit holandez.
Ajaksi për herë të parë në histori ka shënuar 13 gola në një ndeshje kampionale. Rekordi i deritanishëm ishte 12:1, fitore kjo e arritur majin e vitit 1972 përballë skuadrës së Viteshe.
Ajax made history today ❌❌❌
✅ Biggest Eredivisie win EVER
✅ First team in a 10 years to score 10 in a Eredivisie game
✅ Lacina Traore got a hat trick of goals AND assists
✅ Klaas Jan Huntelaar came on as a sub & scored 2 goals in 2 minutesIncredible scenes 👏👏👏 pic.twitter.com/9iw1pfC1kI
— talkSPORT (@talkSPORT) October 24, 2020
Skuadra e Erik Ten Hag pjesën e parë e mbylli me vetëm 4 gola të shënuar, pas finalizimeve të Ekelenkamp, Tadiç dhe Traore, që realizoi dy gola.
Në minutën e 52-të mbrojtësi i vendasve, Kristian Kum u ndëshkua me të kuq, duke i’a bërë punën edhe më të lehtë Ajaksit, që në pjesën e dytë shënoi plotë 9 gola të tjerë.
5 & 3 – Lassina Traoré became the first @AFCAjax player to record five goals in an Eredivisie game since Marco van Basten in 1985 (6) and the first Ajax player to record 3 assists in a league match since Frenkie de Jong in 2017 (3). Omnipotent. pic.twitter.com/Lb9OOZAlSj
— OptaJohan (@OptaJohan) October 24, 2020
Traore në 45 minutëshin e dytë realizoi edhe 3 gola të tjerë, duke u bërë futbollisti i parë me 5 gola të shënuar në “Eredevisie” që nga Marko Van Basten, i cili në vitin 1985 me fanellën e skuadrës nga Amsterdami kishte shënuar 6 gola.
Përveç tij, dy gola realizoi rezervisti Huntelar, një gol tjetër në pjesën e dytë për të arritur në kuotën e dy golave, realizoi edhe Ekelenkamp, ndërsa gjithashtu në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Antoni, Dejli Blind dhe Lisandro Lopez, futbollistë këta që shënuan nga një gol, njëjtë sikurse edhe Tadiç, që kishte shënuar në 45 minutëshin e parë.