Që nga ikja e Xhani de Biasit nga stoli i Kombëtares shqiptare, drejtuesit e FSHF-së janë kërkim të një trajneri të ri.
Deri më tani janë përfolur shumë emra për ta zëvendësuar italianin, ku dy më të lakuarit rreth kësaj çështje ishin Paolo Tremezani dhe Alban Bushi. Mirëpo që të dy dështuan, me Tremezanin që mori drejtimin e Sionit, ndërsa edhe Bushi nuk mendon që të zëvendësoj De Biasin, pasi aktualisht udhëheq Shpresat e Shqipërisë.
“Do të ishte absurde të mendoja në këto momente për të drejtuar ekipin e parë A. Sapo kam filluar një eksperiencë me ekipin Shpresa dhe jam shumë i kënaqur dhe i përqendruar tek kjo punë”, është shprehur Alban Bushi për Top-Chanel, njofton “InfOSport”.
Ndërkohë, Kombëtarja e Shpresave, kanë filluar eliminatoret e Kampionatit Europian, ku kanë zhvilluar vetëm një ndeshje zyrtare me Estonin në “Elbasan Arena”, të cilën e barazuan 0-0.