Shkëndija e Tetovës sot do ta zhvilloj edhe ndeshjen e fundit kontrolluese në kuadër të fazës së dytë përgatitore në Slloveni.
“Kuqezinjët” në ndeshjen e tretë do të testohen kundër kampionëve të Sllovenisë, Mariborin, me këta të fundit që kanë të përfshirë në formacionin e tyre shqiptarin Valon Ahmedin, futbollist ky që i shënoi Osijekut të Muzafer Ejupit në ndeshjen e fundit miqësore.
Takimi kontrollues Shkëndija-Maribori do të luhet sot në vendin e quajtur Odranci me fillim në orën 17:30, ndeshje kjo që do të jetë provë gjenerale para dueleve me Daçian në eliminatoret e Liga Evropës.