Një lajm bombastik na vjen nga Spanja. Portali i njohur spanjoll “Don Balon”, raporton se mesfushori brazilian i Realit të Madridit, Kasemiro mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.
Kasemiro dhe Real Madridi janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2023, me ç’rast nuk përjashtohet mundësia që Perez ta nxjerr në shitje brazilianin verën e ardhshme.
“Don Balon”, shkruan se Juventus është skuadra favorite për transferimin e brazilianit, vlera e të cilit në tregun europian të futbollit kap shifrën e 60 milionë eurove, shifër kjo aspak problematike për “Zonjën e Vjetër”.