Ish presidenti i Realit, Kalderon: Shitja e Ronaldos idiotësi!

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, është kthyer për të folur rreth shitjës së Kristino Ronaldos në vitin 2018 tek Juventusi. Ai një veprim të këtillë të drejtuesve aktual të “mbretërve” e quan një “idiotësi”.

Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptimtë, që ishte kundër interesave të klubit. Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën e skuadrës kampione të Italisë.  “Meqenëse shitja e Ronaldos ishte budallallëk, ishte e qartë se ekipit i nevojiteshin përforcime në atë pozicion dhe në të tjerët, por realiteti i trishtuar është se llogaritë e klubit janë bërë gabim. Janë plot fatura dhe detyrime për t’u paguar, me shifra marramendëse për lojtarët që janë blerë”, tha ai.

Kalderon analizon edhe situatën aktuale të trajnerit Zinedin Zidane, por nuk e sheh problemin thjesht te trajneri: “Ajo që ndodhi kundër Shakhtarit dhe Kadizit la shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, pa dyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Kristianon, kur nuk ke askënd për të shënuar gola”.

A do të ishte zgjedhje për Realin një emër si Raul Gonzales që do të mund të zëvendësonte denjësisht Zinedin Zidane?

“Kam një dashuri të madhe për Raulin, e admiroja jashtëzakonisht si lojtar, trajner dhe person. Sidoqoftë, afrimi i tij në këtë rol do të thoshte shkarkim i një trajneri që mund të bëjë gabime, dhe me siguri ka bërë gabime, por që gjithashtu fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve rradhazi”.

 

Leave a Reply