FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P janë treguar të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve të tyre që në 45 minutëshin e parë, duke treguar se për momentin janë disa shkallëmë të mirë se Kit Go, gjegjësisht, Sasa, dy skuadra këto pjesë e Ligës së Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi po avanson me rezultatin 4:0 ndaj Kit Go falë golave të shënuar nga Neto (3’), Bilali (6’), Glishiç (27’) dhe Ademi (40’), derisa Makedonija GJ.P, pjesën e parë e mbylli me shifrat 3:0 përballë skuadrës nga Kamenica, e ku në element doli të jetë veterani Bobi Bozhinovski me dy gola të shënuar.
Një epërsi komode pas 45 minutëshit të parë, ka edhe Sileksi në transfertën në Gjevgjeli ndaj Kozhuvit, Pelisteri po avanson në Reçicë ndaj Renovës, ndërkohë në ndeshjet Akademia Pandev-Vardari, Struga Trim Lum-Rabotniçki dhe Bregallnica-Bellasica, rrjetat po pushojnë.
REZULTATET E 45 MINUTAVE TË PARA Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finalesShkëndija 1:0 GostivariFC Shkupi 4:0 Kit…
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.