Eden Hazard nuk do të rikthehet në fushë deri në nëntor, pasi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi në këmbën e djathtë.
Ajo që u duk se ishte thjesht një shqetësim i vogël, u shndërrua në një lëndim i cili ende nuk e ka lejuar përfaqësuesin belg të luajë në sezonin 2020/21 për Real Madridin.
Hazard do të mungojë në “El Clasico” kundër Barcelonës në “Kamp Nou” të shtunën, dhe do t’i duhen të paktën edhe tri javë të tjera për t’u kthyer në fushë, sipas gazetës madrilene, “MARCA”.