Maldini i ka vënë syrin talentit të Ajaksit, për të cilin është i gatshëm të harxhojë plotë 20 milion euro. Sipas “TodoFichajes”, Milani është i interesuar për transferimin e yllit të Ajaksit, Ryan Gravenberch, të cilin planifikojnë ta transferojnë gjatë muajit janar të vitit 2021.
Gravenberch konsiderohet si Pogba i ri në Holandë, falë fizikut dhe aftësive teknike me topin.
Agjent i 18-vjeçarit është Mino Raiola, i cili është në bisedime me Milanin rreth Donarumas dhe Ibrahimoviçit për rinovimin e kontratës.