Pas ndeshjeve të javës së 9-të në Ligën e Parë, e mërkura do na sjellë ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Kjo fazë do na sjellë edhe derbin e Pollogut mes skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Gostivarit. Edhe pse në rolin e nikoqirit, Shkëndija për shkak rinovimit të fushës në stadiumin e Tetovës, këtë ndeshje ka vendosur ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Gostivar. Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë Riste Stojmenov nga Strumica.
Më poshtë keni edhe listën e plotë të arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë edhe në ndeshjet tjera të 1/8 së finales, që do të dhurojë edhe tre përballje mes skuadrave nga elita, edhe atë Akademia Pandev-Vardar, Struga Trim Lum-Rabotniçki dhe Renova-Pelister.