Gishti i mesit i ngritur drejt qiellit në fund të derbit, teksa futbollistët e Milanit po festonin fitoren e madhe ndaj Interit, mund t’i kushtojë me skualifikim futbollistit “kuqezi”, Davide Kalabria.
Pas këtij gjesti të ulët të futbollistit të ri milanez, tifozët e Interit kanë shfryrë në rrjetet sociale sapo u publikua fotoja ofenduese dhe tani mbetet të shihet nëse zyrtarët e ndeshjet e kanë raportuar këtë veprim në te Gjykatësi Sportiv, që do të analizojë materialin që i është paraqitur në tryezë.
Kalabria e festoi suksesin me një foto të tifozëve që shoqëruan autobusin e kuqezinjve për në “San Siro”, shoqëruar me mesazhin: “E kuqe si zjarri. E zezë si frika që do t’u futim kundërshtarëve tanë. Ky është Milani”.
Disa orë më vonë shpërtheu polemika në lidhje me veprimin e futbollistit pas derbit dhe rrezikun e pasojave.
Nëse gishti i mesit (drejtuar kolegëve të Interit ose tifozëve kundërshtarë?) nuk është vërejtur nga gjyqtari ose bashkëpunëtorët e tij, Calabria do t’i shpëtojë rrezikut, pasi nuk është sjellje e dhunshme.
Në fund të lojës për një sjellje të tillë nuk mund të kërkohen pamjet televizive.